PDK-në e akuzojnë se asht tue mbajtë peng Kosovën. As PDK-ja as satelitët partiak dhe mediatik të saj nuk janë problemi. LDK-ja asht problemi ma i madh i Kosovës. Atyne ju ka mbushë mendja, sikurse partive komuniste në fund të viteve 80 se pa to nuk mund të jetojnë shtetet as kombet. Mania e përjetësisë nuk asht veç individuale, por edhe grupore. Kjo sëmundje e mesianizmit e ka kapë LDK-në qe sa vjet. Liderët e LDK-së me të vërtetë besojnë në rrenën që e kanë krijue vet se pa ta nuk mundet Kosova as populli shqiptar. E prej lavdisë së mahershme, kanë mbetë vetëm “Aleksandrat e rrjeshëm” të cilët në iluzionin e tyne të rrejshëm do të jenë në gjendje ta djegin veten. Njerëzit që duen me shpëtue LDK-në po gabojnë. LDK-në duhet me lanë me vdekë ashtu qysh don ajo vet.
Depozituar nën: Politikë e trentë Të etiketuara: | LDK